Profili i kompanisë
Profili i kompanisë

Rreth kompanisë InfraPus

        Infra Plus është themeluar në vitin 2008 nga Musa Islamaj – Inxhinier i hidroteknikes. Ideja e themelimit të kompanisë InfraPlus ka  lindur mbi bazën e dy faktorëve kryesor: përvojën profesionale të stafit në lëmin e ujërave të angazhuar në kompani të ndryshme si vendore ashtu  edhe ndërkombëtare, si dhe nevojën e investimeve të mëdha në Kosovë në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm  dhe  trajtimit të ujërave të zeza. Këta faktorë na shtynë që rreth kompanisë sonë të i angazhojmë profesionistët me përvojë në këtë lëmi, me synimin e vetëm që të jetë një ndër kompanitë lidere në Kosovë në lëmine e ujërave, si në fushën e konsulencave, projektimit, ekzekutimit të punimeve, si dhe furnizimit  dhe shitjes së materialeve hidro-instaluese.

      Kompania InfraPlus që nga viti i themelimit starton me një sukses të lartë në lëmine e inxhinierisë më një staf profesional, duke filluar kryesisht me dizajnimin e projekteve infrastrukturore, dhe implementimin e projekteve të furnizimit me ujë të pijshëm. Duke parë seriozitetin dhe profesionalizmin e kompanisë InfraPlus, sukseset e kompanisë rezultojnë me kontrata të ndryshme të punëve dhe bëhet konkurrente e fortë në tregun e punëve në Kosovë.

Në vitet e para të themelimit kompania InfraPlus realizon kontrata me vlerë prej qindra mijëra eurove, mirëpo falë punës sonë profesionale dhe implementimit të suksesshëm dhe me kohë të projekteve, kompanisë InfraPlus i rritet besueshmëria dhe prestigji në vend, duke rezultuar me kontrata milionëshe si nga investitorët vendor ashtu edhe me investitorët e huaj. Krahas rritjes së kërkesave në fushën e implementimit të punëve në lëmine e ujërave , si dhe kërkesat e mëdha të tregut në fushën e dizajnimit të projekteve ndryshme infrastrukturore, rritet edhe numri i stafit profesional dhe teknik në kompani.

Në kompaninë InfraPlus për çdo vit rritet stafi i kompanisë me profesionist të rinj të profileve të ndryshme. Krahas kërkesave të ndryshme të tregut, kompania InfraPlus zgjeron fushë veprimtarinë e sajë në lëmin e konsulencave dhe projektimit edhe në dy sektor tjerë: Planifikimit Urban dhe sektorin e GIS-it. Për të qenë në vazhdimësi konkurrent të denjë në treg, në vazhdimësi është investuar si në zhvillimin teknik të kompanisë ashtu edhe në atë të zhvillimit të burimeve njerëzore. Kështu që për çdo vit organizohen trajnime dhe vizita nëpër panaire të ndryshme në vendet evropiane, ku trajnohet stafi profesional i kompanisë, me të  vetmin qëllim që të jemi në hap me kohen në zhvillimin e profesional të stafit.

Falë suksese të vazhdueshme të kompanisë InfraPlus dhe rritjes së numrit të kontratave për implementimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore, kompania InfraPlus zgjeron veprimtarinë e sajë edhe në sektorin e furnizimit dhe shitjes së materialeve hidro-instaluese, si dhe të autoparkut me makineri teknike moderne.

Sot kompania InfraPlus është një ndër kompanitë lidere në Kosovë në fushën e projektimit dhe implementimit të projekteve të infrastrukturës në përgjithësi, e veçanërisht në lëmin e ujërave 
 
Stafi ynë

Stafi i InfraPlusit përbëhet nga stafi profesional dhe ai operativ. Nga stafi profesional , Kompania InfraPlus gjithsej i ka të angazhuar 22 inxhinier të profileve të ndryshme , me kualifikime dhe eksperiencë të bujshme në fusha të ndryshme inxhinierike. Në stafin tonë janë të angazhuar ekspert dhe inxhinier në këto profile:

     - Inxhinierinë e Ujërave,
     - Inxhinieri të Ndërtimit dhe Konstruksionit,
     - Inxhinieri Elektrike dhe Mekanike
     - Arkitekturë,
     - Infrastrukturë Rrugore,
     - Gjeodezi,
     - Fushat Mjedisore
     - GIS sistem,
     - Energji të Ripërtritshme, etj.

Pjesë e stafit tonë profesional janë ekspertët me tituj të ndryshëm akademik , nga niveli më i lartë akademik Prof. dr. shkence deri tek titujt Inxhinier të profileve profesionale. Po ashtu pjesa më e madhe e stafit profesional ka një përvojë mbi 10 vjeçare në fushën e dizajnimit, menaxhimit dhe konsulencës në fusha të ndryshme inxhinierike. InfraPlus me stafin e vet profesional ka dëshmuar çdo herë cilësi, korrektësi dhe besueshmëri në shërbime në shërbimet tona profesionale ndaj të gjithë klientëve.

 
 Pjesa tjetër e Stafit të kompanisë sonë përbëhet nga stafi operativ, i cili merret me implementimin e projekteve në terren.
 Gjithsej në implementimin e projekteve janë të angazhuar 20 punëtorë të profileve kryesisht të ujërave me një eksperiencë të lartë në implementimin e projekteve.

Stafi operativ është i specializuar në: 

         -  Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësve 
     - Ndërtimin e kaptazheve për grumbullimin e ujërave
         -  Ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve
         -  Ndërtimin e impiantëve për trajtimin e ujërave të zeza
         -  Ndërtimin e kanaleve të ujitjes
         -  Hidroinstalimet në objekte të ndryshme ndërtimore, etj. 
  
 Organogrami i kompanisë 
 InfraPlus përbëhet nga një staf profesional, si dhe udhëhiqet  nga një staf menaxhues  me kualifikime të larta profesionale dhe eksperiencë të bujshme në fushat e ndryshme inxhinierike. Hierarkia menaxhuese e InfraPlus udhëhiqet nga Drejtori i Kompanisë Musa Islamaj, i cili me ndihmën këshilltarëve profesional dhe menaxherin e përgjithshëm të Kompanisë i menaxhohen të gjitha punët në kuadër të InfraPlus-it. Organogrami i kompanisë InfraPlus është paraqitur në figurën e mëposhtme:
 
 Shërbimet tona
 
Veprimtaria kryesore e InfraPlus-it fokusohet në katër lloje kryesore të shërbimeve:

Implementimin e projekteve,

Dizajnimin e projekteve

Mbikëqyrje dhe konsulnecë, si dhe

Furnizim dhe shitje të materialit hidro-instalues

InfraPlus dallohet për nga metodat e saja të punës, të cilat paraqiten në vazhdim:

Kompetence dhe përvoje të stafit profesional;

Zgjidhje inxhinierike inovative;

Aplikimi i metodave origjinale teknike dhe softuerike;

Angazhim të vazhdueshëm në shërbimin kualitative ndaj klientëve.

 
 Implementimi i projekteve

   Kompania InfraPlus ka një përvojë 8 vjeçare në implementimin e  projekteve të furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të zeza, si dhe realizimit të projekteve fazore në ujësjellës dhe kanalizim të objekteve ndërtimore. Që nga themelimi , InfraPlus ka arritur të i implementoj projektet të ndryshme infrastrukturore, kryesisht në lëmine e ujërave duke implementuar projekte nga investitorët vendor ashtu edhe investitorët e huaj. InfraPlus ka një përvojë të dëshmuar në realizimin e projekteve në lëmine e ujërave dhe mbrojtjes së ambientit në tërë territorin e Kosovës duke realizuar projekte me milionëshe si bartës i projekteve po ashtu esh si bashkë kontraktorë.

  Dizajnimi i projekteve
   InfraPlus bashkon praktikat më të mira të arkitekturës moderne me njohuri lokale për të ofruar klientëve të saj konceptet të reja, projektim të përpiktë detajuar, studim dhe analizë të plotë, menaxhim efikas të projektimit, dhe një qasje të qëndrueshme. Dizajni është një fushë në evolucion të vazhdueshëm, i cili pranon ndryshimet që shtojnë vlerë për projekte arkitektonike për të plotësuar nevojat e përdoruesve. InfraPlus vendos filozofinë e tij të projektimit në praktikë, adresimin e nevojave në hapësirë, duke përdorur realitetet e tregut, burimet njerëzore, strukturën urbane, mjedisin dhe efektivitetin e kostos
 
 Shërbimet e dizajnimit të projekteve, InfraPlus i realizon përmes 5 sektorëve të ndryshëm, të cilët përfshijnë fushat më të rëndësishme të projektimit, si: 

1.   Sektori për Ujëra;

2.   Sektori për Infrastrukturë Rrugore;

3.   Sektori për Planifikim Urban;

4.   Sektori për GIS & Gjeodezi, dhe

5.   Sektori për Mjedis

 
 Shërbimet në mbikëqyrja dhe konsulencë
   InfraPlus ofron shërbime konsulente profesionale në fushën e inxhinierisë në infrastrukturën e ultë dhe atë ndërtimorë. Provojnë profesionalizmin tonë në fusha të ndryshme të infrastrukturës, dhe të mjedisit, stafi ynë ka arritur të krijojë një besim të lartë në fushën e konsulencës profesionale me klientin tjetër. Stafi profesional i kompanisë sonë ofron shërbime këshilluese në fushat e mëposhtme:

·         Menaxhim i infrastrukturës

·         Menaxhim i ndërtimit

·         Furnizim me ujë te pijes

·         Mbrojtje te ambientit

·         Inxhinieri hidroteknike

·         Rehabilitimi i lumenjve dhe liqeneve

·         Rehabilitimi i sistemit të kanalizimit

·         Punimi i konstruksioneve të ndryshme metalike

·         Punimi i konstruksioneve te ndryshme betonarme

·         Mbikëqyrje të punëve të ndryshme ndërtimore

·         Sisteme të ujitjes

·         Planifikimi i menaxhimit te mbeturinave

·         Mbledhja dhe trajtimi i ujerave të zeza

·         Menaxhimi i burimeve të ujit

·         Menaxhimi i pellgjeve

 
Furnizimi dhe shitja e materialeve hidro-instaluese
InfraPlus brenda shërbimit të saj ofron furnizim me materiale hidro-instaluese të ndryshme. InfraPlus është njëra ndër  kompanitë kryesore në Kosovë në lidhje me ofrimin e materialeve hidro-instalimit. InfraPlus ka fituar besimin nga kontraktorët e ndryshëm për profesionalizmin e tyre, korrektësinë dhe me cilësinë e lartë të materialeve hidro-instaluese që ofron kompania jonë. InfraPlus duke treguar rezultate të larta në çdo punë të kontratës, ka arritur të realizoj kontrata të shumta me furnizimin dhe implementimin e projekteve.