Sektori për Planifikim Urban
Sektori për Planifikim Urban

InfraPlus ofron shërbime të përgjithshme dhe specifike arkitektonike duke hartuar projekte ideore, plane urbane, projektim te parkingjeve, dokumentacione te kontratave, leje ndërtimore, prezantime grafike dhe shërbime arkitektonike te ambientit.

Ky sektor ka dizajnuar një numër të madh të planeve të ndryshme urbane dhe objekteve ndërtimore. Eksperienca dhe angazhimi i lartë i këtij sektori më së miri dëshmohet me punët e realizuara nga ky sektor që nga koha e themelimit të kompanisë.
 
 Ky sektor ka arritur një suksesë të lartë në projektimin  projekteve të ndryshme urbane, si në dizajnimin e Planeve Urbane po ashtu edhe të Objekteve të ndryshme ndërtimore. Pasqyra e punës projektuese të këtij sektori është paraqitur si në vijim:
 
Planifikim urban ...........................................617.28 ha
Objekte ndërtimore dhe hqapësira tjera............28.2 ha 
 

 
 Në kuadër të sektorit për Planifikim Urban vepron grupi punues i arkitektëve të cilët merren me këto aktivitete:

*      Zhvillimi i projekteve ideore të planeve të ndryshme urbane dhe të objekteve ndërtimore

*      Plane rregulluese urbane

*      Harta zonale komunale

*      Plane rregulluese për Zona të veçanta

*      Projekte arkitektonike të objekteve (planimetritë , pamjet , prerjet etj.)

*      Harton dhe përgatitë dokumentacione të nevojshme për leje ndërtimore

*      Menaxhon ndërtimin e objekteve në terren.

*      Menaxhon me punët e hartimin e planeve rregulluese urbane.