Sektori për Mjedis vepron në kuadër të InfraPlus-it që nga koha e themelimit me një staf profesional dhe eksperiencë të bujshme në projekte të ndryshme mjedisore. Në kuadër të këtij sektori veprojnë ekspertët e fushave të ndryshme mjedisore, të cilët merren kryesisht me këto aktivitete:
- Hartimi i elaborateve të ndryshme mjedisore
- Hartimin e raporteve për VSM dhe VMN të planeve dhe projekte të ndryshme.
- Hartimin e Planeve të ndryshme për mbrojtjen e ujërave, ajrit dhe tokës
- Planifikimi i menaxhimit te mbeturinave
- Menaxhimi i kualitetit të ujërave
- Menaxhimi i burimeve të ujit
- Mbrojtja e ujësjellësit, trajtimi dhe shpërndarja e ujit
- Menaxhimi i pellgjeve etj.