Ky sektor përbëhet nga një staf profesional i cili ka një përvojë të madhe në lëmine e Gjeodezisë dhe GIS. Ky sektor përbëhet prej dy llojeve të stafit, stafit profesional i cili kryesisht merret me punët e zyrës në dizajnimin e projekteve të ndryshme dhe stafit të terrenit i cili bënë matjet gjeodezike për nevoja të kompanisë.
Ky sektor përveç stafit profesional, posedon një aparaturë të sofistikuar të pajisjeve gjeodezike për matjet në terren si dhe softuerët më të avancuar në lëmine e GIS-it.
Stafi i këtij sektori kryesisht merret me këto aktivitete:
– Matjet gjeodezike në terren,
– Hartimin e elaborateve gjeodezike,
– Krijimin e ortofotove, të gjendje në terren,
– Modelimet 3D të të gjitha llojeve të terreneve,
– Modelime dhe analiza të ndryshme profesionale përmes sistemit të GIS-it,
– Dizajnimin e hartave të ndryshme profesionale përmes sistemit GIS.
Risi nga ky sektor është edhe përdorimi i pajisjes inovative për matjet gjeodezike 3D përmes Dronit IPCON 8.
Karakteristikat përgjithshme të Dronit:
– Kapaciteti i matjeve 20 ha / 12 min
– Rezolucioni i fotografimit 36 MegaPixel
– Shpejtësia e lëvizjes së 10m / s
– Preciziteti i matjeve 0.7 deri 2 cm
InfraPlus përmes kësaj teknologjie të sofistikuar ofron shërbime gjeodezike me një precizitet më të saktë, me kapacitet të lartë si dhe kryerjen e shërbimeve për një kohë sa më të shkurtë.
Ky lloj i shërbimeve gjeodezike është risi për Kosovë, pasi që jemi kompania e parë e cila ofron shërbime gjeodezike përmes teknologjisë me të sofistikuar për matjet e të gjitha llojeve të objekteve dhe të terreneve.