Sektori për Infrastrukturë rrugore merret me projektimin, konsulencën dhe mbikëqyrjen e të gjitha fazave projektuese të elementeve të infrastrukturës rrugore. Në këtë sektor janë të angazhuar inxhinierët e të gjitha profileve të nevojshme për dizajnimin e projekteve detale të infrastrukturës rrugore. Stafi profesional i këtij sektori ka një eksperiencë të bujshme në fushën e dizajnimit të projekteve të të gjitha kategorive dhe elementeve përcjellëse të infrastrukturës rrugore .
Sektori për infrastrukturë rrugore aktivitetin kryesor të saj e ka të orientuar në projektimin . konsulencën dhe mbikëqyrjen e:
– Kategorive të të gjitha llojeve të rrugës
– Urat, lëshesat, dhe kanalet e ujërave
– Zgjidhjet e të gjitha llojeve të udhëkryqeve (mbikalimeve, nënkalimeve, rrethrrotullimeve, etj. )
– Projektimin e shtigjeve për çiklistë dhe këmbësor,
– Sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve etj.
Sektori për infrastrukturë rrugore përveç projektimit të projekteve detale, bënë edhe mbikëqyrjen e implementimit të projekteve. Stafi profesional i këtij sektori ka një përvojë të lartë në projektim, ku gjatë kësaj periudhe kohore, kanë projektuar 376,32 km rrugë të kategorive të ndryshme. Ky sektor merret edhe me planifikimin e rrugëve në kuadër të zgjidhjeve të blloqeve urbanistike.